gazetadirekte October 3, 2020

Ditën e sotme, i ndodhur në Thumanë, për të ndjekur më nga afër procesin e ndërtimit të shtëpive për banorët e prekur nga tërmeti, Rama tha
Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

se ka shumë persona që e akuzojnë për lekët që u dhanë në ndihmë, e hedhin baltë mbi qeverinë, por duhet të dinë se donatorët i shpenzojnë vetë ato lekë në projekte rindërtimi. Teksa Elvis Naçi e kundërshtoi duke i thënë se shqiptarët janë të mrekullueshëm.

Pjesë nga biseda

Rama: Kjo është edhe një zonë simbol e gjithë tragjedisë dhe simbolika e një bashkimi mes një kontributi të shumë shqiptarëve përmes donacionit. Një kontribut që nisi nga Kosova që ka dhënë angazhimin për një shumë të konsiderueshme dhe shtetit që ka ndërtuar një infrastrukturë, që jep një mesazh shumë të bukur.
Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Elvis Naçi: Ka pasur një paragjykim, ideja e vonesës. Por ka patur nevojë që infrastruktura të bëhet gati prandaj është vonesa.

Edi Rama: Unë shpresoj që Visi ta kuptojë taksiratin tim kur hedhin baltë. Një projekt nuk fillon kur sheh këta këtu, por kur bëhet gjithë studimi dhe financimi vihet në funksion, pastaj bëhet kontrata dhe infrastruktura e shtëpive. Më bëhet qejfi që hëngra ca copa balte se thoshin ku i çove lekët.

Elvis Naçi: Lekët janë të gjitha aty. Unë e di që shteti ka patur mundësi ta bëjë edhe vetë, por faleminderit që na latë edhe neve të marrim pjesë.

Rama: Shteti ka patur mundësi të bëjë shumë gjëra por jo të gjitha gjërat. Ne jemi falenderues për këtë kontribut, por në një pikë ne detyrën bëjmë. Më thonë ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan gjëkundi sepse donatorët nuk i hedhin lekët në xhepin e qeverisë. Lekët që vënë në dispozicion i shpenzojnë vetë. Rrofshi që na jeni bashkuar për të ngrënë një tasë balte, se ne tase kemi ngrënë shumë por tashmë u bashkuat edhe ju.

Elvis Naçi: Ishte kaos i madh, tashmë çdo gjë po shkon mbarë. Dua të falenderoj kryeministrin që na dha mundësinë të fillojmë.

Me posht keni 2 video klikojeni te dyat jane me pjese te ndara 2 videot kan reklam por pritni pak deri te largohet…

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*